Aurora Group
02LAJME

Stacioni i Policisë në veri gjuhet me mjet shpërthyes në ora 02:30 pas mesnate

Dje gjatë ditës “Mitropol” raportoi për një shpërthim që ishte dëgjuar një natë më parë në veri të vendit rreth orës 02:30 pas mesnate, por jo edhe vendin ku ndodhi shpërthimi.

Ky shpërthim ishte veç vazhdimësi e dy detonimeve të tjera që u dëgjuan po atë ditë dhe një ditë më parë.

Weelnes

Për shpërthimin që ndodhi gjatë ditës së shtunë Policia tha se ishte mjet piroteknik i hedhur nga maturantët.

Por, si për t’u mos mjaftuar me kaq, “Mitropol” mëson se po atë natë, ishte vet stacioni policor cak i sulmit me mjet shpërthyes.

Siç mëson “Mitropol”, mjeti shpërthyes detonoi hapësirën e oborrit të stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, i cili ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve.

Policia nuk ka arritur t’i identifikoj sulmuesit por as nuk ka njoftuar fare për shpërthimin e ndonjë mjeti në oborrin e vet, gjersa në kohën kur u dëgjua shpërthimi brenda stacionit ndodheshin mbi gjashtë zyrtarë policor./Mitropol/

Koha