Stafi i spitalit rajonal të Mitrovicës mbajti mbledhje komemorative për Dr. Afrim Gucatin

Disa ditë më parë, ndërroi jetë një ndër mjekët më të shquar të qytetit, Dr. Afrim Gucati, shkruan ‘Mitropol’.
Afrim Gucati ka qenë ortoped i specializuar dhe si i tillë ai ka shërbyer për 15 vite në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Ai do të kujtohet çdoherë për profesionalizmin dhe humanizmin e treguar, thuhet në njoftimin e spitalit.
Njoftimi i plotë:
MBLEDHJE KOMEMORATIVE
Jemi ketu per te kujtuar punen dhe vepren e Dr.Afrim Gucatit I cili ndrroi jete duke na lene me dhembje dhe pikellim te gjithe neve qe punuam dhe e njoftem me vite te tera.
Dr.Afrim Gucati ,mjek specialist ortoped I lindur me 26.07.1967,pas studimeve te mjeksise veprimtarine e tij si mjek e zhvilloj si ne QMF ashtu edhe prane SHM Mjeksise ku kontribuoi ne edukimin dhe shkollimin e brezave te rinje .Nga data 13.11.2006 ka themeluar mardhenje pune si Mjek spec.ortoped ne SP MItrovice dhe nga data 01.01.2008 deri me 14.04.2023 ka qene ne vendin dhe detyrat e punes si Shef ne repartin e ortopedise ne SP Mitrovice.
Dr.Afrimi tregoj gjithehere gadishmeri te pashembull per te ofruar sherbime dhe pune profesionale ne vendin e punes dhe me kolegialitetin,profesionalizmin dhe mbi te gjitha humanizmin qe ka deshmuar ishte shembull per te gjithe ne qe punuam prane tij.
Me tani te ndjerin Dr.Afrimin patem shume plane dhe vizione se si te avansojme organizimin e punes sa me profesionale ne sherbimit ortopedik, te behemi konkurent me qendrat tjera qe ofrojne sherbime profesionale ortopedike.
Semundja tinzare ia nderpreu planet dhe vizionet por ne zotohemi se do vazhdojme ti realizojme ato gjithhere duke e pasur ne mendje Dr.Afrimin si prijes I ketij sherbimi.
Ngushllimet me te sinqerta familjes se nderuar Gucati,miqve dhe stafit tone te sP MItrovice
LAVDI vepres dhe punes se Dr.Afrim Gucatit.
I perjetshem qofte kujtimi!








