
Studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Kjo vizitë u organizua në kuadër të vizitave me studentët e Fakultetit Juridik, teksa organizatore e kësaj vizite ishte Lëvizja Fol.
Nga kjo vizitë studentët patën mundësinë që përmes këtyre vizitave, të njoftoheshin nga afër me punën e Kryeprokurorëve dhe prokurorëve të Mitrovicës, Pejës, Prishtinës,Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt.








