Studentët në Serbi pritet të protestojnë në 34 qytete

Studentet në Serbi do të ngriten në një protestë që pritet t’i prek 34 qytete në të gjithë vendin. Protesta parashihet të filloi në ora 18:00 nën emrin “Ngritja e Serbisë”, shkruan Mitropol.
Studenti Vukashin Gjinoviq, për Telegrafi, thotë se qëllimi kryesor i protestës është të tregohet se sa qytetarë e mbeshtesin lëvizjen studentore. I njëjti kujton se studentët me protestat e 15 marsit kanë kërkuar thirrje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi.
“Qëllimi i protestës është të numërohen, të tregojmë se ne jemi në të gjitha vendet dhe se qytetarët në të gjithë Serbinë mbështesin këtë lëvizje studentore, se ata janë zgjuar dhe po tregojnë rebelim”, thotë Gjinoviq.