
Sukseset e sportistëve e trejnerëve nga Mitrovica që kanë mërguar në perëndim për një jetë më të mirë nuk po kanë të ndalur. Së fundi trajnerët nga qyteti i sportit e kulturës, Seid Onbashi dhe Faton Seferi, me ekipin EBK gjenerata 2012 fituan vendin e parë në turnirin PajuLahti.
Ky po që është një sukses i madh edhe për këta dy trajner por edhe për klubin nga Finlanda.
Onbashi muaj më parë është larguar nga Kosova dhe tashmë sukseset nuk po i mungojnë edhe në Finlandë.
Në fakt për Mitrovicën dhe Kosovën, largimi i Seid Onbashit dhe njerëzve të kalibrit të tij është humbje e madhe./Mitrosport/







