Aurora Group
KOSOVËLAJME

Suksesi i biznesmenit Shaip Mikullovci: Pas blerjes së “Shell”-it dhe IP-së, vushtrriasi synon marrjen edhe të “AL Petrolit”

 

Biznesmeni dhe pronari i rrjetit “Interex”, Shaip Mikullovci, po vazhdon zgjerimin e tij në tregun e derivateve në Kosovë. Pas blerjes së Shell Kosova dhe më herët të IP Petrol, Mikullovci tashmë synon të marrë nën kontroll edhe AL Petrolin, kompani kjo në pronësi të familjes Kryeziu. Mikullovci, i cili në vitet e fundit ka zgjeruar ndjeshëm portofolin e tij biznesor.

Tripika

Këtë e konfirmon njoftimi zyrtar i Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës, i publikuar më 2 tetor 2025, i cili njofton se ka pranuar kërkesën për përqendrim tregtar nga kompania CDI-Kosovo L.L.C. për blerjen e 100% të kapitalit të AL-Petrol Sh.P.K.

Ndërkohë, AL Petrol, e cila është në pronësi të biznesmenit të ndjerë Latif Kryeziu, aktualisht figuron në pronësi të tetë familjarëve të tij. Kompania ka ndërtuar një rrjet të gjerë me afro 300 pika në tërë Kosovën, që veprojnë nën logon e saj përfshirë pika karburanti, markete, autolarje, barnatore, restorante dhe biznese të tjera që mbajnë emrin e “AL Petrol”.

Vetëm disa muaj më parë, Shaip Mikullovci kishte blerë kompaninë Shell Kosova për një shumë që, sipas burimeve të industrisë, arrinte mbi 60 milionë euro. Po ashtu, ai kishte përvetësuar edhe IP Petrolin për rreth 20 milionë euro, duke zgjeruar ndjeshëm praninë e tij në tregun e derivateve. Këto lëvizje të njëpasnjëshme e kanë pozicionuar Mikullovcin si njërin nga aktorët më të fuqishëm në tregun vendor, me ndikim të drejtpërdrejtë në rrjetin e furnizimit dhe në çmimet e karburanteve.

Weelnes