Sulme me dronë në Rusi: Tre të vrarë dhe dhjetëra objektiva të goditura

Sulmet me dronë nga Ukraina gjatë natës kanë shkaktuar vdekjen e tre personave, sipas zyrtarëve rusë, shkruan Mitropol.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëri të ditur se mbrojtja ajrore ka rrëzuar ose shkatërruar 112 dronë në tetë rajone të vendit dhe në Krimenë e kontrolluar nga Rusia.
Nga ana tjetër, forcat ajrore ukrainase njoftuan se Rusia lëshoi 53 dronë drejt Ukrainës gjatë natës, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 45 prej tyre.
Këto sulme ndodhën vetëm një ditë pas shpalljes së ditës së zisë në Kiev, ku një sulm i mëparshëm me dronë dhe raketa nga Rusia vrau 31 persona, përfshirë pesë fëmijë, dhe plagosi mbi 150 të tjerë.







