Dukato 2
LAJME

Sulmet amerikane ndaj Iranit, reagojnë BE dhe NATO

Një zyrtar i NATO-s, mbi sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, tha se NATO po e monitoron situatën nga afër. Ndërsa, BE-ja po bën thirrje për bisedime, shkruan Mitropol.

Zyrtari i NATO-s, i pyetur për sulmet amerikane dhe ndikimet e mundshme, përcjell Telegrafi, tha se “sigurisht që po e monitorojmë situatën nga afër.”

Active 1

Ndërkaq, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka bërë thirrje që të gjitha palet të rikthehen në tryezën e bisedimeve, e të tërhiqën nga konflikti i armatosur.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të rikthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, tha ajo, duke treguar se ministrat e jashtëm do të diskutonin sot.

“Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore”, tha Kallas.

Kryeministri britanik, në anën tjetër, ka reaguar duke thënë se programi bërthamor i Iranit është “kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare”.

Iranit nuk duhet t’i lejohet kurrë të zhvillojë armë bërthamore dhe SHBA ka ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim”, tha Keith Starmer./Mitropol/

Weelnes