Active 2
KOSOVËLAJME

Sulmoi motrën e tij, arrestohet 66 vjeçari

Një i dyshuar është arrestuar në rrugën “Qamil Ilazi” në Kaçanik për një rast të dhunës në familje.

Në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj thuhet se i dyshuari F.F. i moshës 66-vjeçare, e kishte rrahur fizikisht motrën e tij të moshës 61-vjeçare.

eKiosk

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet F.F (M/K)  66 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike motrës së tij me inicialet L.F (F/K) 61 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore , ku për këtë ka pranuar  tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik”.

“Policia të dyshuarin e ka  shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore,” thuhet në njoftim

Active