Dukato 2
LAJME

“Sunny Hill” kulmon me atmosferën e Prishtinës ndërkombëtare

 

“Sunny Hill” me edicionin e pestë ka sjellur emocione të paharrueshme gjatë këtyre tre ditëve në Bërnicë të Poshtme të Prishtinës,shkruan Mitropol.

Premium Store

Duke qenë prej një prej festivaleve më të mëdha që organizohet në rajon, përveç kosovarëve të rinj, atë e vizitojnë edhe shumë të huaj nga plot vende të botës.

Këtë vit, Prishtina ishte e rezervuar në kapacitete të plota nga turistë prej 40 shteteve të ndryshme për këtë fundjavë magjike.

Autobusët e veturat i kanë mbushur rrugët e Prishtinës për të arritur tek destinacioni i festivalit, teksa të gjithë prisnin në radhë për të hyrë avash-avash te porta kryesore e festivalit.

Ky festival magjik arriti që të sjellë në skenë artistë me famë botërore si Shawn Mendes, Peggy Gou, Anyma, e shumë emra të tjerë botërorë.

Active