
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas të shtënave në afërsi të patrullës së KFOR-it.
Ai ka thënë se lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë, shkruan “Mitropol”.
”Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale. Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet.”, shkroi Sveçla.
Ai mes tjerash tha se barrikadat duhet hequr menjëherë dhe se Policia e Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin e saj dhe përmbushë misionin e vet./Mitropol/








