Sveçla shpreh mirënjohje për angazhimin e ekipeve në Ujman si dhe ngushëllon familjen e të ndjerit

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që u angazhuan në gjetjen e trupit të pajetë të qytetarit Rrahim Latifi, shkruan Mitropol.
Ai ndër tjerash shprehi ngushëllime ndaj familjes së të ndjerit.
“Në këtë dhimbje të madhe qëndrojmë pranë familjes Latifi që humbi më të dashurin e tyre. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, tha Sveçla.
Përndryshe ministri Sveçla sot ishte prezent edhe në veri të vendit, ku ekipe të ndryshme përfshirë FSK-në u angazhuan në Ujman për gjetjen e trupit të mërgimtarit.







