Syla për Fitore Pacollin: As Adem Grabovci s’ka mbërri kaq shumë njerëz me shti në punë

Gazetari dhe komentatori i njohur politik, Valon Syla, ka komentuar rreth raportimeve se se kunati i deputetes së VV’së Fitore Pacolli u punësua në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, shkruan Mitropol.
Ai ka ironizuar me Pacollin duke i thënë se kaq shumë punësime s’ka arritur as Adem Grabovci t’i bëjë.
Tutje, ai e ka pyetur Pacollin “Fitooore a po fol me dajën more? A u ndreqe?”
Kujtojmë se Valon Dalipi, kunati i deputetes së famshme Fitore Pacolli, ka 1 vit që punon në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit që nga gushti i vitit të kaluar.







