TEB
LAJMESHQIPËRI

Sylvinho për performancën e Shqipërisë ndaj Serbisë: Ndoshta ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, pas barazimit pa gola të Shqipërisë ndaj Serbisë të shtunën, tha se është i zhgënjyer me rezultatin, por jo edhe me lojën, shkruan Mitropol.

Roadside

Sylvinho, për Klan Kosova, tha se kjo është ndoshta ndeshja më e mirë e luajtur nga Shqipëria, sipas tij, në dy-tri vjetët e fundit.

TEB

“Jam i zhënjyer me rezultatin, por jo me paraqitjen e ekipit. Jam i lumtur. Ndoshta ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit. Treshja e sulmit luajti mirë. Kemi bërë paraqitje të mirë.”, tha Sylvinho.

Tutje trajneri i Shqipërisë tha se Broja e Shehu ishin të lodhur.

“Broja luajti në limitet e tij, ishte i lodhur. E njëjta gjë pak a shumë me Shehun. Ai luajti gjatë gjithë ndeshjeve në kampionat. Pjesa e parë e Hoxhës ishte fantastike, një lojtar shumë i mirë, inteligjent.”, tha trajneri.

Sylvinho u shpreh se është krenar me lojtarët.

“Meritonim pak më tepër, por ky është futbolli. E kemi përgatiru ndeshjen mirë, meritonim më tepër. I urova lojtarët pas ndeshjes, jam krenar me ta. Meritonim më tepër.”, është shprehur selektori brazilian.

Shqipëria, pas barazimit pa gola ndaj Serbisë të shtunën, renditet e dyta në grupin K, pas Anglisë, me katër pikë të grumbulluara.

Aurora Group