Tahiri i uron fitoren Idrizit: Ky është vullneti i qytetarëve, unë dhe LDK e respektojmë në plotni

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga LDK, Xhafer Tahiri, ka pranuar humbjen në zgjedhjet lokale.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri i ka uruar fitoren kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi, shkruan Mitropol.
“Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.
Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi.
Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.
Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj.
E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë.
Shihemi në beteja të reja politike.
Me respekt,
Xhafer Tahiri








