
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka premtuar se lumi Ibër të cilën ai e quan krenari të qytetit do të ketë pamje të re, shkruan Mitropol.
Ai premtoi se Ibri do ketë shteg për ecje dhe biçikleta, që lidh lagjet mes vete, hapësira gjelbëruese dhe parqe urbane, për rekreacion dhe pushim të familjeve si dhe ndriçim modern dhe estetik, që sjell siguri dhe gjallërim të jetës edhe në mbrëmje.
Postimi:
Ibri, krenaria e qytetit, do të ketë pamje të re! 💚
Unë do ta revitalizoj tërësisht lumin Ibër, duke e kthyer atë në një hapësirë që lidh dhe pasuron jetën në këtë pjesë të Mitrovicës.
🚴🏻 Shteg për ecje dhe biçikleta, që lidh lagjet mes vete.
🌳 Hapësira gjelbëruese dhe parqe urbane, për rekreacion dhe pushim të familjeve.
💡 Ndriçim modern dhe estetik, që sjell siguri dhe gjallërim të jetës edhe në mbrëmje.
Ibri do të jetë vendi ku qytetarët do të takohen, shëtisin dhe ndajnë jetën me njëri-tjetrin.
#PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice








