Pellini
LAJME

Tahiri: Nuk votohet Hekuran Murati, la jashtë pagës minimale veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së


Abelard Tahiri i PDK-së, thotë se nuk mund të votohet Hekuran Murati sepse trashëgimia e tij si ministër, është lënia jashtë pagës minimale e tri kategorive më të lavdishme të shoqërisë sonë, shkruan Mitropol.

Sipas Tahirit Murati ka përjashtuar nga paga minimale veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e UÇK-së.

Ai gjithashtu e ka cilësuar këtë veprim të Muratit si një njollë që do ta turpërojë atë gjatë gjithë jetës së tij.

Postimi i plotë:

Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:

• Veteranët e UÇK-së

• Familjet e Dëshmorëve

• Invalidët e UÇK-së

Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën.

Si mund të votohet një i tillë për Kryetar të Kuvendit të Kosovës?

Koha