Tahiri për Kurtin dhe VV-në: E dështuan Kosovën, do të turpërohen për këtë gabim historik

Ish-diplomatja, Edita Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, shkruan Mitropol.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se VV ka hyrë në Guinness për shkelje kushtetuese.
Sipas saj, ky subjekt politik një ditë do të ndihet i turpëruar për këtë gabim, të cilin ajo e quan historik.







