
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka pirë çaj e luajtur shah sot me pensionistët e qytetit.
Tahiri u premtoi atyre një shtëpi të denjë për të moshuarit, me kujdes, ngrohtësi dhe dinjitet, ashtu siç e meritojnë.
Postimi:
Bisedova me pensionistët në Mitrovicë për nevojat e tyre të përditshme, nga kujdesi shëndetësor deri te mungesa e aktiviteteve sociale. Pimë çaj, qeshëm dhe luajtëm një lojë shahu që do ta mbaj mend gjatë.
Mitrovica nuk ndërtohet vetëm me projekte, por edhe me ndjeshmëri, përkujdesje dhe respekt për çdo brez. Qyteti ynë do të ketë një shtëpi të denjë për të moshuarit, me kujdes, ngrohtësi dhe dinjitet, ashtu siç e meritojnë.
#PDK191
#PerTyGjithmoneMitrovice