Tahiri: Profesoresha Fakete Dushi po rikandidon për një mandat tjetër në Asamblenë Komunale në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ka njoftuar se Profesoresha Fakete Dushi do të kandidojë për një mandat tjetër për Asamble Komunale në Vushtrri, shkruan Mitropol.
Tahiri e ka ndarë këtë njoftim me ndjekësit e tij përmes një postimi publik në Facebook.
Ai e ka cilësuar Profesoreshën Fakete si një profesioniste me një përvojë të gjatë në fushën e arsimit.
Postimi i plotë:
Profesoresha Fakete Dushi po rikandidon për një mandat tjetër në Asamblenë Komunale në Vushtrri.
Prof. Faketja është një emër dhe familje e respektuar dhe me integritet në qytetin e Vushtrrisë. Gjithmonë e gatshme të ndihmojë për të mirën e komunitetit, ajo është një profesioniste me përvojë të gjatë në arsim.
Me angazhimin e saj, ekipi ynë po bëhet edhe më i kompletuar.
Faleminderit, Prof. Fakete, që beson në vlerat e LDK-së!







