Aurora Group
LAJME

Tahiri shkon në Cërnushë për të parë situatën pas zjarreve

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri është ngjitur në vendin e ngjarjes në Cërnushë për të parë situatën pas zjarrit që kishte filluar gjatë ditës së sotme, shkruan Mitropol.

 

Active 1

Ai theksoi përmes një reagimi publik se zjarri tashmë ëshët nën kontroll pas intervenimit të zjarrfikësve.

 

“Heronjtë i falënderova duke shtrënguar duart me secilin. Puna e tyre meriton respekt!🙏” shkruan tutje Tahiri.

 

Postimi i plotë:

 

Sapo mora informacionin për zjarrin, u ngjita në kodrën e Cërnushës për të parë nga afër gjendjen.

 

Falë intervenimit të zjarrfikësve dhe Policisë, zjarri është nën kontroll dhe po punohet në shuarjen e plotë të vatrave.

 

Heronjtë i falënderova duke shtrënguar duart me secilin. Puna e tyre meriton respekt!🙏

Koha