Tahiri viziton biznesin e suksesshëm “Rrufeja Auto Detailing”: Vendlindja mund të jetë shtëpi dhe mundësi njëkohësisht

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri vizitoi biznesin e suksesshëm mitrovicas “Rrufeja Auto Detailing” të cilët janë kthyer në frymëzim për punë kualitative.
Prej aty Tahiri tha se vendlindja mund të jetë shtëpi dhe mundësi njëkohësisht.
Postimi i plotë:
Shumë pranë vendimit për t’u larguar prej Kosovës, këta të rinj mitrovicas vendosën të qëndrojnë dhe të krijojnë diçka të re në qytetin tonë. “Rrufeja Auto Detailing” tashmë është një rrëfim frymëzues në Mitrovicë dhe puna po u shkon shumë mirë.
Vendlindja mund të jetë shtëpi dhe mundësi njëkohësisht. 🇽🇰








