Taib Kabashi, ky njeri që solli Kupën e Kosovës në Hendboll për herë të parë pas 22 vitesh në Mitrovicë

Disa emra arrijnë që të shkruhen me shkronja të arta në historinë e sportit mitrovicas e atij kosovar. I tillë është Taib Kabashi, trejneri që sonte e bëri KH Trepçën fituese të Kupës së Kosovës, shkruan “Mitropol”.
Mundi i Kabashit dhe kryesisë së klubit në krye me Bujar Istrefin (Skillin) bënë që Trepça të jetë fituese e kupës pas plot 22 vitesh, trofe ky që s’e kishte fituar që nga viti 2002.
Kabashi i cili pas 18 viteve e dërgoi Trepçën në finale gjatë ditës kishte thënë se janë të motivuar më shumë se kurrë që kupën ta sjellin në Mitrovicë
Trajneri i KH Trepça, Taib Kabashi kishte thënë se atmosfera në klub para ndeshjes finale me Besën nga Peja, ishte shumë e mirë dhe se ata janë gati që kupën ta sjellin në qytetin e sportit.
“Trepça” sonte për dallim nga klubi i basketbollit i shkaktoi disfatë klubit nga Peja “Famgas Besa” me rezultat 40:39./Mitropol/








