
Sot Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në një takim në Presidencë ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Siç ka njoftuar Presidenca, ky takim ishte në vazhdën e atyre të rregullta ku u fol për zhvillimet e fundit në vend, procesin e dialogut me Serbinë, si dhe bashkëpunimin ndërshtetëror e koordinimin e vazhdueshëm.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se me 18 mars, në Ohër pritet të mbahet takimi mes Kryeministrit, Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë./Mitropol/








