“Statusi im nuk është si teknik për shkak se qeveria, mbi bazë të marrëveshjes së Përzhinës si vendim politik, ka qenë e kushtëzuar me ndryshimet e ligjit për qeverinë që qeveritë e ardhshme nga 2016-ta e këtej, qofshin të parakohshme apo të rregullta, në përbërjen e qeverisë në 100 ditët e fundit të qeverisjes do t`i shtohen ministrat shtesë të opozitës për të siguruar pajtueshmëri me rezultatet e zgjedhjeve. Nocioni i përkohshëm, nocioni teknik nuk ekziston as në ligjin për qeverinë, as në kushtetutë. …a do të thotë ajo se nuk do të merremi me çështje të tjera që dalin veç zgjedhjeve? Kështu që termi teknik është vetëm një term popullor që përdoret jashtë atij që është nocioni dhe statusi i vërtetë i qeverisë. Çështja e përcaktimit të faktorit shqiptar të opozitës, jo se nuk më votuan mua, por fatkeqësisht, është një përsëritje e rasteve të ngjashme në histori”.

“Nëse shkojmë më larg, të dhënat historike tregojnë se në krijimin e shtetit grek, në 1821, dhe me themelimin e Kuvendit, ka qenë mundësia e zyrtarizimit të gjuhës shqipe në parlamentin grek. Dhe ajo nuk u bë për votën e një pjesëtari shqiptar. Historia i flet këto fakte, janë fakte historike. I kthehemi kësaj historisë më të re ku jemi; në 1998-tën, paszgjedhjeve parlamentare, opozita e atëhershme LSDM dhe pjesa tjetër e opozitës, patën propozuar të ndjerin Abdurrahman Haliti për kryetar parlamenti në Maqedoni. Për fat të keq, pjesa që kishte fituar zgjedhjet dhe që u bë pjesë e shumicës parlamentare e udhëhequr nga VMRO DPMNE në atë kohë, nuk e mbështeti, dhe për fat të keq për në përsëritet e njëjta situatë aktualisht…por fjalën e fundit do ta japë konteksti historik, unë jam i përqendruar në punën që është kompetenca ime…”, u shpreh kryeministri Xhaferi. /tch