Tanjug: 200 serbë s’morën pagat shkaku i dinarit

Rreth 200 punëtorë të kompanisë “Vodovod i Standard” thanë se nuk kanë mundur t’i marrin pagat e tyre për shkak se ishin dinarë, sipas mediumit serb Tanjug.
Sllagjana Milenkoviq, njëra nga të mbledhurit para Bankës së Kursimeve, tha se është e indinjuar me vendimin e BQK-së.
“Na e vështirëson jetën, nuk mund ta rrisim rrogën. Jo të gjithë mund të shkojnë në Serbi për rrogën e tyre. Ka të moshuar dhe të sëmurë. Një herë kam arritur të tërheq 10 mijë dinarë në banak këtu, por edhe kaq është kufizuar”, tha Milenkoviq.
Për Rregulloren e re të BQK-së për valutat monetare është mbajtur një takim në Bruksel javë më parë në kuadër të procesit të dialogut. Perëndimi i ka bërë thirrje insitucioneve vendore që të ndalojnë këtë vendim për një periudhë dhe ta analizojnë.