Premium Store
02LAJME

Të mërkurën me datë 22 Dhjetor Komuna e Mitrovicës merr vendim për shpalljen e konkursit për bursa studentore

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës do të mblidhet të mërkurën e datës 22 Dhjetor për të diskutuar disa pika të rendit të ditës, shkruan Mitropol.

Në këtë pikë ndër të tjera do të diskutohet edhe propozim vendimi për shpalljen e konkursit për bursa studentore në gjeneratën 2021/2022.

Weelnes

Përveç kësaj, nga komuna, kanë njoftuar se do të diskutohen edhe këto pika të rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga dy mbledhjet e kaluara
2. Propozim-vendim për caktimin e orarit të mbajtjes së mbledhjeve
3. Propozim-vendim për formimin e Grupit Punues për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2022
4. Propozim-vendim për caktimin e pagave dhe kompensimeve për Kryesuesen e Kuvendit, anëtarët e Kuvendit të Komunës, komiteteve dhe komisioneve të Kuvendit
5. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa
6. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Komunitete
7. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
8. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport
9. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Zhvillim Ekonomik
10. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Pronë dhe Mbrojtje të Ambientit
11. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim
12. Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Barazi Gjinore
13. Propozim-vendim për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2021/2022
14. Propozim-vendim për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
15. Rishqyrtimi i Vendimit Nr. 02-060/01-0084142/21-4 dt. 29.09.2021 për mbështetje financiare (subvencionim) të OJQ “Rinia e Aspiratave – RINAS”

Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 10:00.

Koha