Medi
02LAJME

Të shtëna me armë zjarri në Veri të Mitrovicës, polici gjuan në drejtim të vëllezërve të tij

Mitropol sot raportoi për të shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës. Të shtënat raportohet se janë dëgjuar sot në një restorant në Veri të Mitrovicës, ku dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor. 

Një lexues ka bërë me dije për Sinjalin se zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve të tij.

London

Sipas informatave të para, para se polici ta shkrepte armën, e që ka mundësi ta ketë përdorur në vetëmbrojtje, vëllezërit e tij kanë gjuajtur fillimisht me armë gjuetie.

Deri më tani, sipas sinjalizuesit nuk ka persona të arrestuar, teksa dy vëllezërit e zyrtarit policor kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.

Koha