Medi
02SPORT

Tenistja mitrovicase Learta Muharremi bën krenarë qytetin, korr fitore në turneun ndërkombëtar “Jug Open 2023” U14

Po zhvillohet turneu ndërkombëtar i nivelit Tennis Europe “Jug Open 2023” për kategorinë U14 në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Tenistja mitrovicase Learta Muharremi e cila prezantoi Kosovën në kategorinë U14 ka shënuar fitore kundër maqedones, L. Nikolovska me rezultat: 6:2 6:3, shkruan “Mitropol”.

Medi

Me suksesin e saj tenistja nga Mitrovica e ka bërë krenarë tërë qytetin dhe shtetin e saj./Mitropol/

Premium Store