Active 2
KOSOVËLAJME

Tentim vrasja në Vushtrri, njëri nga të dyshuarit dorëzohet me armë në polici

Një rast i rëndë tentim vrasjeje ka ndodhur mbrëmjen e 13 shtatorit 2025, në fshatin Nadakofc – Vushtrri, ku dy persona dyshohet se kanë shtënë me armë drejt një të riu.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se të dyshuarit Gazmend Merovci rreth 27-vjeçar dhe Granit Merovci rreth 30-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, kishin ndjekur me veturë viktimën Arben Haradinaj rreth 24-vjeçar. Gjatë ndjekjes, pasagjeri ka hapur zjarr në drejtim të makinës së Haradinajt, duke e goditur katër herë. Fatmirësisht, i riu nuk ka pësuar lëndime. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tri gëzhoja.

Active

Pas incidentit, të dyshuarit u larguan dhe ndaj tyre u lëshua urdhër kërkimi.

Në vazhdën e hetimeve, më 14 shtator 2025, policia bastisi shtëpitë e tyre.

Në atë kohë, Granit Merovci u dorëzua vetë dhe bashkë me të edhe arma që pretendon se kishte përdorur. Ai u arrestua dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, u dërgua në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë, Gazmend Merovci është ende në kërkim policor.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Active