Pellini
LAJME

Tentoi të futet ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohet serbi në Bistricë


Një burrë serb nga Kosova ka tentuar që të futet në kufijtë e Republikës së Kosovës nga Serbia, ilegalisht me veturën e tij, me ç’rast është ndaluar nga Policia në fshatin Bistricë të Leposaviqit, shkruan Mitropol.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orëve të vonshme të mbrëmjes, derisa të dyshuarit iu është konfiskuar vetura e tij.

Me vendim të prokurorit, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Pellini