Pellini
02LAJME

Tërë Mitrovica dhe Skënderaj ende pa ujë, kjo është arsyeja

Tërë qyteti i Mitrovicës dhe ai i Skënderajt kanë mbetur pa ujë nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, shkruan “Mitropol”.

Ujësjellësi ka njoftuar se uji është ndalur për shkak të një defekti dhe se furnizimi do rikthehet pasi të sanohet defekti në fjalë.

Medi

NJOFTIMI i plotë:

Njoftojmë konsumatorë e Mitrovicës dhe Skenderajt se ndërprerja e furizimit me ujë të pijes ka ardhur si pasojë e një defekti në stabilimentet elektronike në Impiantin e ujit në Shipol.

Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sanimin e defektit dhe në momentin që sanohet defekti, do të rifillojmë furnizimin me ujë të pijes.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Active 1