Tërnava bën thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 7 gushtit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati, shkruan Mitropol.
Myftiu Tërnava falënderoi Gucatin për vizitën dhe vlerësoi lart punën dhe angazhimin e OVL të UÇK-së në ruajtjen e vlerave të luftës.
Protesta paqësore do të mbahet më 7 gusht në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua edhe për protestën paqësore të organizuar nga OVL e UÇK-së, të cilën Myftiu Tërnava e mbështeti dhe e përkrahu dhe me këtë rast ftoi besimtarët dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë paqësore.
Kujtojmë se protesta do të mbahet me datën 7 gusht, në sheshin “Skënderbeu” me fillim nga ora 17:00.







