
Lagjja “Fahri Aliu” që ndodhet në qendrën e qytetit të Mitrovicës ka një javë që ka mbetur në terr të plotë, shkruan Mitropol.
Banorët e lagjes kanë dërguar fotografi të lagjes në redaksi të Mitropol duke theksuar se nuk po shohin as para syve të tyre.
“Ka një javë që dritat nuk na funskionojnë dhe kemi mbetur në terr”, tha njëri nga banorët.
Ndryshe, për t’u kujdesur për ndriçimin publik Komuna ka të kontraktuar një kompani private./Mitropol/








