Thaçi dhe të tjerët – paraqitja e provave nga mbrojtja nis më 15 shtator

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se paraqitja e provave nga mbrojtja për rastin Thaçi dhe të tjerët”, do të fillojë më 15 shtator, shkruan Mitropol.
Sipas njoftimit, trupi gjykues ka lëshuar urdhër me të cilin ka caktuar 15 shtatorin si datë të synuar për fillimin e paraqitjes së provave nga mbrojtja.
“Data do të konfirmohet në konferencën përgatitore për Mbrojtjen që do të mbahet më 19 gusht 2025” thuhet tutje në njoftim.
Me këtë rast, është aprovuar edhe kërkesa e mbrojtjes, e cila ka pasur të fillojë më 25 gusht me paraqitjen e provave.
Mitropol do të vazhdojë të iu mbajë të informuar me detaje të mëtutjeshme.







