Aurora Group
LAJME

“Thanë nuk mund t’i largojë barrikadat”, Pozhari shumë krenar me kryeministrin Kurti

Analisti Xhevdet Pozhari, i inspiruar nga veprimet e fundit në veri, ku njerëz me maska, po i heqin barrikadat, ka rënditur disa prej sukseseve siç i sheh ai të kryeministrit Kurti.

Pozhari ka numëruar kronologjikisht “sukseset” e Kurtit në raport me Serbinë. Heqjen e barrikadave nga njerëz me maska, analisti Pozhari e sheh si meritë të kryeministrit Kurti.

Pellini

“Thanë nuk mund t’i largojë barrikadat, po i largojnë duke e mbuluar fytyrën me maska.” Shkruan ndër të tjera Pozhari.

Në fund Pozhari u lëshua në cilësime ofenduese, duke i quajtur llomotitje kritikat ndaj qeverisë Kurti, duke thënë se kryeministri llomotitjen ua ka lënë të tjerëve, ndërsa ai vet po punon.

Statusi i plotë i Pozharit:

Thanë nuk mundet me i ndalë zgjedhjet e Serbisë në veri. Rezultati – nuk u mbajtën.

Thanë nuk mundet me e ndalë referendumin e Serbisë. E ndali.

Thanë nuk mund ta ndalë kontrabandën dhe ta luftojë krimin. Çdo ditë të lume po i lufton, derisa i tërboi.

Thanë nuk mund t’i largojë barrikadat. Po i largojnë duke e mbuluar fytyrën me maska si kriminelë të vërtetë.

Thanë gjithçka që thuhet e nuk thuhet. Fjalë dhe vetëm fjalë, siç kanë vepruar 23 vite derisa ishin në Qeveri dhe nuk guxonin asgjë të bënin në veri.

Albin Kurti ju dëshmoi se ajo kohë ka perënduar. Punë dhe vetëm punë. Llomotitjen ua ka lënë të tjerëve.

 

Koha