Aurora Group
LAJME

The Guardian: Dua Lipa ndihet mirënjohëse pasi Presidentja e Kosovës i dha shtetësinë



Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është bërë tashmë zyrtarisht shtetase e Republikës së Kosovës,shkruan Mitropol.

Ajo është pritur nga Presidentja Osmani, ku përmes një ceremonie solemne, iu është dorëzuar certifikata e shtetësisësië.

Lidhur me këtë, ka shkruar edhe media prestigjioze britanike “The Guardian” e cila në detaje, ka treguar për pritjen që iu bë.

“Në ceremoninë e saj të iniciimit, Lipa u prit nga një grup fëmijësh të veshur me të bardha, duke kënduar këngën e saj të hitit në Mbretërinë e Bashkuar të vitit 2020, Levitating.”, shkruan “The Guardian”.

E për këtë, Dua tha se ndihej “mirënjohëse”.

“Ndihem shumë mirënjohëse që më është dhënë shtetësia e Kosovës nga presidentja jonë Vjosa Osmani.”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se tre vite më parë, Dua mori edhe shtetësinë shqiptare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pellini