Thirret seanca për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, PDK siguron votat e nevojshme (DOKUMENT)

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës do të mblidhen pas një jave, përkatësisht më datë 9 dhjetor.
Në një dokumentin të siguruar nga Veriu, shihet se në këtë mbledhje të thirrur nga anëtari më i vjetër i Kuvendit Komunal, Fadil Veseli, është paraparë të zgjedhet Kryesuesi i Kuvendit.
Për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit, duhet 18 vota nga 35 anëtarë sa ka ky organ komunal.
Po ashtu, pikë e rendit të ditës është paraparë të jetë edhe propozim-vendimi për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Mësohet se i propozuar do për Kryesues do të jetë një anëtar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, pasi që kryetari Bedri Hamza ka arritur shumicën e nevojshme të votave, pa pasur nevojë të hyjë në kompromise me parti tjera për këtë pikë të rendit të ditës./Veriu








