Medi
LAJME

Thyehet dera e një shtëpie në Mitrovicë të Veriut – Policia nis hetimet për dëmtim të pronës

masked burglar with crowbar breaking and entering into a victim's home. motion blur selective focus


Një rast i dëmtimit të pronës private është raportuar mbrëmjen e së dielës në Mitrovicën e Veriut, shkruan Mitropol.

Rasti ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, ku dëmtimi i pronës është denoncuar në Polici nga viktima.

Policia, bashkë me Hetuesin dhe ekipin e Forenzikës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Prokurori kujdestar është njoftuar dhe ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Asgjësim apo Dëmtim i Pronës”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar autorët e mundshëm.

Active