Medi
02LAJME

Thyhet dhe vjedhet një shtëpi në lagjen Hysenaj në Kçiq të Madh

Një shtëpi në lagjen Hysenaj në Kçiq të Madh është thyer dhe vjedhur mbrëmë, kanë njoftuar banorët nga kjo lagje.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Reshat IBISHIT nga lagja në fjalë, ku sipas kontrollit të parë nga shtëpia janë vjedhur një sasi parashë, shkruan “Mitropol”.

Aurora Group

Një i afërm, fqinj në këtë lagje ka njoftuar për mitrovicatoppress se në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:30 hajnat kanë thyer edhe vjedhur shtëpinë e Reshat Ibishit duke marrë shumën e gatshme në para në vlerën 150 euro.

Mësohet se rasti është raportuar në Polici dhe një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka heton në gjetjen e gjurmëve eventuale që mund të shtëpi në identifikimin dhe zbulimin e personave që thyen edhe vodhën këtë shtëpi.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që thyhen edhe vjedhen shtëpi në këtë lokalitet, i cili qysh para pandemisë ka dorëzuar kërkesën për krijimin e nëënstacionit policor në këtë lokalitet që ka rreth 10 mijë banorë dhe është fshati më i madh edhe për kah shtrirja gjeografike edhe numri i banorëve.

Weelnes