Medi
LAJMESHQIPËRI

Tifozi holandez puth gazetaren shqiptare që po bëhej gati për raportim (VIDEO)

Pak orë pas mbërritjes në Tiranë duket se tifozët holandezë të Feyenoord nuk janë mahnitur vetëm nga bukuritë e Shqipërisë, por edhe të vajzave shqiptare.

Gazetarja e Klan News në Shqipëri është hasur me një situatë të pazakontë pak përpara se të futej në raportim live, pasi një tifoz holandez i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

Market Florenti

Më pas i njëjti i kërkoi që të formojnë me duar një zemër.

E gjithë situata është pritur me humor nga gazetarja e cila megjithatë duket se u vu në siklet nga tifozi, shkruan tvklan.al.

Nesër në Shqipëri luhet finalja e “Conference League” mes Romës së Italisë dhe Feyenoordit të Holandës.

 

Koha