Tifozi i Prishtinës thyen një karrike gjatë ndeshjes me Trepçën – Emocionet i dalin jashtë kontrollit

Gjatë ndeshjes së zhvilluar mbrëmë në mbrëmje mes Prishtinës dhe Trepçës, në Pallatin e Rinisë, është shënuar një incident i vogël por domethënës, që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Në një moment të ngarkuar të lojës, një tifoz i ekipit vendor, i kapluar nga emocionet, ka goditur dhe thyer një karrike plastike në tribunën e sallës.
Nuk dihet ende nëse rasti është raportuar apo trajtuar nga organet kompetente, por sipas të njëjtave burime, i riu është parë teksa largohej nga zona e incidentit pak minuta më vonë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, dhe ka shkaktuar habi mes të pranishmëve, por nuk është shoqëruar me ndonjë reagim të menjëhershëm nga sigurimi apo zyrtarët e ndeshjes.
Ky rast ngre edhe një herë shqetësimin për sjelljen e tifozëve në ambiente sportive, ku shpesh emocionet kalojnë kufijtë e arsyes dhe kthehen në veprime të pakontrolluara./Sinjali/