
Një operacion i zhvilluar nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria ka çuar në zbulimin e një skeme të dyshuar huadhëniesh me përqindje, jashtë sistemit bankar, ku janë sekuestruar 500 mijë euro, shkruan Mitropol.
Një këmbimore valute në kryeqytet, dyshohet se shërbente si vend ku depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimi për huadhënie me interesa të larta.
Sipas policisë, në përfundim të operacionit në fjalë, “Hidden Funds”, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pronarja e lokalot, E.K., 72-vjeçare.
“Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje”, njoftonte Policia e Tiranës
Vijon punna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin përkatës kriminal.








