Premium Store
LAJME

Togerja Syzana Krasniqi po lufton me kancerin – familja apelon për ndihmë


Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, po përballet me një betejë mjaft të vështirë pasi është diagnostifikuar me kancer të mushkërive, shkruan Mitropol.

Aktualisht, ajo ndodhet në repartin intensiv të spitalit Sistina në Shkup, ku një natë qëndrimi kushton 850 euro.

Me kërkesë të familjarëve dhe kolegëve të saj, është bërë një thirrje publike për ndihmë financiare që t’i mundësohet vazhdimi i trajtimit.

Syzana Krasniqi ka shërbyer për plot 25 vite në uniformën e Policisë së Kosovës, duke qenë gjithmonë shembull i përkushtimit, ndershmërisë dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, mund të dërgojnë ndihmat e tyre në llogarinë bankare të bashkëshortit të saj.

Pellini