Toksiciteti nën mikroskop – Mitrovica mikpret edicionin e 15-të të Green Fest

Festivali mjedisor dhe kulturor Green Fest ka hyrë në edicionin e tij të 15-të, duke sjellë këtë vit një temë të guximshme e thellësisht reflektuese: “Toksiciteti”, shkruan Mitropol.
Me këtë temë, organizatorët nuk synojnë vetëm të diskutojnë për ndotjen e natyrës, por edhe për format më të padukshme dhe të fshehta të helmeve që na rrethojnë në jetën e përditshme.
Siç theksohet në vizionin e këtij edicioni, toksiciteti nuk është vetëm substancë – është sjellje, është sistem, është dhunë e ngadalshme dhe shpesh e padukshme, siç e përshkruan profesori Rob Nixon.
Green Fest këtë vit nuk ofron vetëm spektakël artistik – ai ofron një thirrje për ndërgjegjësim, për dialog, dhe për ndryshim. Sepse vetëm duke parë helmin, mund të fillojmë të shërohemi.






