Tradita vazhdon: Kafiteritë në Mitrovicë largojnë nga raftet e tyre alkoolin në shenjë respekti për Ramazanin

Kafiteritë e Mitrovicës edhe këtë vit po e vazhdojnë traditën e largimit të alkoolit nga raftet e tyre në mënyrë që ta nderojnë muajin e Ramazanit, shkruan Mitropol.
Kjo traditë po vazhdon tash e disa vite dhe po tregon që mitrovicasit janë besimtarë të devotshëm të fesë islame.
Ramazani në Mitrovicë këtë vit do të jetë më i lehtë edhe për skamnorët, kjo për faktin se në këtë vit në qendër të qytetit është vendosur edhe tenda për t’u furnizuar me iftar qytetarët mitrovicas. /Mitropol/






