
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Një djalosh 5 vjeçar deri sa po e ngiste bicikletën u godit nga një veturë që po lëvizte në rrugë.
Vogëlushi mitrovicas nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
Ngjarja e trishtë ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Shaban Polluzha”, në qytetin e Mitrovicës.
Lajmin për “Mitropol” e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti. /Mitropol/







