Active 2
02LAJME

Tragjike: Konfirmohet raportimi ekskluziv i “Mitropol”, një grua u godit për vdekje në magjistrale

Rreth një orë më parë “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, më saktë në segmentin në Milloshevë.

Nga aksidenti dëshmitarët patën thënë për “Mitropol” se dyshohej për një të vdekur. Këtë për “Mitropol” e konfirmoi edhe zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.

Medi

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në  rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën.   Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci.

Në vendin e ngjarjes ndodhej edhe Njësia Speciale e PK-së./Mitropol/

Pellini