Medi
LAJME

Tragjike: Një fëmijë 2-vjeçar dërgohet pa shenja jete në spital, mjeku konstaton vdekjen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gjilan, ku një fëmijë është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal, në orët e pasdites.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda spitalit, bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 2-vjeçare dhe akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij.

Weelnes

Sipas informacioneve të para, fëmija është dërguar në spital nga familjarët, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia është njoftuar për rastin dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Premium Store