Dukato 2
02LAJMESPORT

Trepça 89 arrin marrëveshje sponzorizuese me një bankë kosovare

Klubi Futbollistik “Trepça 89”, ka arritur marrëveshje me njërën nga bankat që vepron në Republikën e Kosovës, shkruan Mitropol.
Marrëveshjen e bashkëpunimit e kanë nënshkruar përfaqësuesit e KF Trepça 89 dhe përfaqësuesit e bankës sponzorizuese.
Marrëveshjen për sponzorizim e kanë bërë të ditur faqja e KF Trepça 89 në Facebook përmes një postimi njoftues:
Postimi i plotë:
Ditë të mira për KF TREPÇËN’89
Arrihet marrëveshje për Sponzorizim mes Përfaqësuesve të BANKËS EKONOMIKE dhe KF TREPÇËS’89 FC
Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent nga Banka Ekonomike Kryeshefi Ekzekutiv z. Berat Luzha dhe Drejtori Sportiv i KF TREPÇA’89 z. Veton Çitaku.
Me anë të kësaj marrëveshje z. Luzha deklaron se arsyeja për vendimin për Sponzorizim vjen falë punës dhe menagjimit profesional te KF TREPÇA’89 FC si njëra ndër klubet me traditën më të vjetër në Futbollin Kosovar.
Gjithëashtu përmes sponzorizimit në klub ndihmohet edhe puna me gjenerata të reja ku nuk mungon te klubi jonë ku falë punës së palodhshme të Kryesisë dhe Stafit të Trejnerëve për grupmoshat e reja do të vazhdoj zbulimi i talenteve të rinjë.
Në emër të Kryesisë së klubit KF TREPÇA’89 FC falenderojm Stafin Menagjues të Bankës Ekonomike.
Me shumë Respekt
Presidenti z. Abedin Zeka BEKI
Dukato 1